Rezultate pozitive janë shënuar edhe në sferën e zhvillimit ekonomik lokal në Komunën e Gjilanit.
Derisa mbetet prioritet edhe në të ardhmen, ku dhe do të vazhdoi mbështetja.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se zhvillimi ekonomik, është shtyllë e rëndësishme e qeverisjes sonë edhe në të ardhmën.
“Zona industriale mbetet projekti kryesor për krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve lokale” tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi do të vazhdojnë me Fondin për të rinjtë dhe gratë në biznes, për të nxitur ndërmarrësinë dhe idetë e reja.
“Smart City dhe turizmi, janë drejtimet e reja që do ta zhvillojnë Gjilanin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.









