Albert Dabiqaj është një hap larg FC Dritës.
Sipas asaj që thuhet nga burimet jozyrtare, futbollisti i SC Gjilanit, Albert Dabiqaj, me skuadrën gjilanase ka kontratë deri me 30 Qershor të këtij viti, ai është gati të shpallë “tradhti” ndaj kuqebardhëve duke ju bashkur ekipit bardhekaltërt shkruan Radio Star.
Sipas informacioneve për Dabiqaj kishte edhe oferta të tjera nga ekipet e ndryshme, Ballkani ishte në betej për të, por këtë betej duket se e ka fituar rivali i përbetuar i Gjilanit, klubi i FC Dritës.
Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të Dabiqaj në Dritë, që mund të ndodhë në ditët në vijim.
Ky afrim i Dabiqaj tek FC Drita, nuk do të mirëpritet nga tifozët “Skifterat”, pasi për një kohë ai barti shiritin e kapitenit dhe barën në skuadër./radiostar/