Albin Devaja i është bashkuar kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Hyseni, duke i uruar mirëseardhje në ekipin e tij.
Shkrimi i tij:
Albin Devaja i është bashkuar ekipit tonë si këshilltar për planifikim.
Albini është ekonomist dhe menaxher me përvojë të gjatë. Përveç karrierës profesionale, ai është gjithashtu një aktivist politik dhe qytetar aktiv. Familja Devaja njihet në qytetin tonë për kontributin e saj të madh në fusha të ndryshme.
Së bashku me profesionistë, qytetarë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të mirën e qytetit tonë, do të vazhdojmë pa u ndalur!