Albin Devaja, qytetar nga Gjilani i kishte ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që janë nga Gjilani, të jenë mysafirë në një drekë të përbashkët dhe në të njëjtën kohë i kishte ftuar ata që të shohin edhe kushtet në të cilat janë qytetarët, si pasojë e kundërmimit të lumit Stanishorka.
Devaja, i cili kishte qenë shumë i sinqertë në ofertën e tij, është shprehur i lumtur që pikërisht sot deputetët votuan projektligjin i cili mundëson ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjilanit.
Oferta e tij për drekë me deputetët ende është e hapur. Ai ka thënë se në emër persona të tij dhe të banorëve të lagjes “2 korriku” i falënderon deputetët që votuan pro ligjit që mundëson nisjen e zgjidhjes së këtij problem. Ai tha se deputetët që votuan pro ligjit janë të mirëseardhur në drekën e premtuar edhe atë në shenjë respekti që i ishin përgjigjur pozitivisht kërkesave të banorëve. /kryelajmi.com/