Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Ai deklaroi se sot është dita D e demokracisë.
“Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë”, u shpreh Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti