Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, në zyrën e këtij të fundit.
Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.