Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë, nuk ka qenë kurrë më i favorshëm se në këtë kohë.
Prandaj, Kurti thotë se po kërkon nga deputetët të mos flasin për njohjen e ndërsjellët me të cilën përfundon procesi, sepse kjo sipas tij është gabim.
Kurti tutje shtoi se Kosova nuk varet nga njohja e Serbisë.
“Pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë s’ka qenë kurrë më i favorshëm se tash. E keni gati një vit pa asnjë koncesion. Prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011 s’ka pasur vite pa koncesion e kompromise, e ky vit i kaluar është një vit në të cilin kishim rritje ekonomike 9.9 për qind, kishim luftim të krimit të korrupsionit, menaxhim të mirë të pandemisë, top në Ballkan dhe përkundër problemeve me Serbinë. Kemi dëshmuar se jo vetëm që Kosova është e suksesshme, por nuk është e varur nga njohja e Serbisë. Nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojmë nga Serbia me varësi nga njohja e saj. Shteti i Kosovës dhe populli i saj janë të përcaktuar në rrugën evropiane dhe euroatlantike”.