Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me deklaratën e përbashkët që nënshkroi Hashim Thaçi me homologun malazez.
Kurti tha se për kryesinë e VV-së kjo marrëveshje është e papranueshme për disa arsye.
Sipas tij, fillimisht Thaçi nuk duhet të nënshkruante këtë marrëveshje pa u konsultuar me aktorët në vend ndërsa ka thënë se raporti i Shpejtim Bulliqit është lënë mënjanë.
Ai ka thënë se edhe në versionin shqip të marrëveshjes mungon pika e 6-të.
Kurti ka nënvizuar se kjo deklaratë është mashtrim dhe ka bërë thirrje të formohet komisioni hetimor parlamentar për të hetuar këtë marrëveshje.