Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Kosova ka buxhet të vogël dhe nuk e ka mundësinë e vendeve perëndimore që të mbyllen qytetarët dhe t’i financojë shteti.
“Kosova ka një buxhet të vogël dhe nuk e kemi mundësinë e vendeve të Evropës Perëndimore, aq më pak të atyre skandinave, apo të Zelandës së Re, që t’i mbyllim qytetarët, e ti kompensoj e financoj shteti. Nuk e kemi atë mundësi, do të kishim shpërthime të tjera. Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi, aq më pak verës. Këto zgjidhje shumë më pak se ideale nuk ka pasur, me atë çfarë kemi ditur kemi bërë më të mirën”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Lexo edhe: Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Ai bëriu të ditur se do të mbajnë një mbledhje të veçantë të qeverisë për themelimin e komitetit për përcjelljen e gjendjes së pandemisë me coronavirus.
“Do ta kemi një mbledhje të veçantë të Qeverisë për të themeluar komitetin për vlerësim të situatës me COVID-19 në bazë të ligjit për luftimin e pandemisë. Gjithashtu, si qeveri do të përcjellim të dhënat dhe analizat e ndryshme, për çdo orë dhe jo për çdo ditë, pasi ka koncentrim në disa komuna të hospitalizimeve, por edhe të rasteve të vdekjes”, tha Kurti.