Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për ndryshimin e çmimeve, duke përsëritur deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se ngritja e çmimeve në gjithë botën është kostoja e mbrojtjes së lirisë.
“Sot po bëhen dy javë nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Republika jonë ka treguar gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina dhe kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e gazetarëve nga Ukraina. Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve ma të mëdha të gazit dhe naftës në Evropë. Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta për transport janë fillimi dhe fundi i zinxhirit.
E di edhe kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo s’është shkaktuar nga ne, po na prek edhe ne. Kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë”, ka thënë ai.