Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me entuziazëm pas fitores historike të Kosovës, duke përgëzuar “Dardanët” dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë sukses si një kapitull të ri për futbollin kosovar.
Sipas tij, loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme, ndërsa theksoi se ëndrra për FIFA World Cup tashmë është më afër se kurrë.

