Shkruan: Arbër Ramadani
Albin Kurti pa dyshim është emri më i përfolur i skenës politike sot në Kosovë. Figura e tij, si secila figurë tjetër me rëndesi për hapsira të caktuara është mjaft komplekse. Albin Kurti mund te jetë prej figurave më komplekse te historisë së re të kombit Shqiptar. Angazhimi i tij i hershëm politik, si student, pastaj si sekretar ne zyren e perfaqsuesit të përgjithshëm politik të Uçk-së të udh’hequr nga Adem Demaçi ndikuan shumë në karakterin e tij personal dhe figurën e tij politike. Nëse duam t’a studiojmë mirëfilli një karakter të tillë, duhet të kihen parasyshë të gjitha rrethanat sociologjike, karakterisrikat psikologjike e politike te veprimtarisë së tij. Angazhimet e tij fillestare ishin në një mjedis të tillë, jo tipik të një politikani, të themi “normal”. Ai edhe sot nuk është i tillë. Kundershimet me aksione aktive, fizike dhe paratelisht ngritja e tij personale si një “manjak” i teorive politike, e bëjnë atë siq e quante ish kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha; “Bishë politike”.
Ndikimi i aksioneve në terren, burgosja e tij, dhe pasioni i tij për njohje dhe dije e bëjnë atë figureë shumë komplekse, ku në qendër te figures se tij vërehet sheshazi, nevoja per protagonizem, nevoja per impresionim, nevoja për shkatërrim, për ndërtim, rrënim dhe pastaj, përseri për ri-ndërtim, nevoja për kontrollë të plotë , e këto nuk janë asgjë tjetër perpos nevojës më të lartë qe ka luftuar njeriu nëpër te gjitha etapat e zhvillimit te tij, pra “NEVOJËS PËR PUSHTET”. Për nevojën e njeriut për pushtet, kanë shkruar të gjithë autoret, filozofët, teoriticientet dhe te gjithe ata qe jane dedikuar ta shpjegojnë dhe ta gjejnë kuptimin e vërtetë të misionit te “Njeriut” si specie në univers. Niçe, mendonte se njeriu lind me të dy nevojat, atë për nenshtrim dhe për pushtet. Dererminuese për nje karakter, sipas tij ishte kultivimi i njëres nga këto nevoja për të formësuar karakterin me nevojë për pushtet ose nevoje për nenshtrim. Për nevojën për nenshtrim apo thënë më but, nevojën për “bindje”, flet edhe autori gjerman, psikanalisti i njohur, një prej njohësve më të mirë të “figurës së Hitlerit” ERICH FROM, ndër të tjera do ta shkoqisim një pjesë të vogël, nga njëra ndër kryeveprat e tij; “Në të vërtetë njerëzit shumë më tepër duan, dëshirojnë të binden, se sa i detyrojnë.
Të paktën kështu ndodhë në demokracinë perendimore”. Këtë maksim Fromi e shfaq në kontekstin psikologjik, të nevojes se njerëzve për t’u bindur, per tu udh’hequr. Albin Kurti pa dyshim është nga shembujt më tipik, i ushtrimit të karakterit me nevojë për pushtet. Veprimtaria e tij jetësore, prej rrebeli, krye-rrebeli, lider protestash, lider partije e tash edhe lider shteti janë një jete e stërmbushur në kuptimin psikologjik të ushtrimit te nevojës për pushtet dhe mposhtjes (të rrezikshme) të c’do nevoje për nenshtrim. Ai është atraktiv për masat e gjera. Paraqitjet e tij, janë gjithmonë interesante. Ai shfaqet herë si mazohist, here si sadist e me se shpeshti si narciozoid. Mania e tij për të ditur e kontrolluar gjithqka, na shfaqet ne shumë forma. Ai mban mend; vite, data, ditë, orë, minutë, dhe te gjitha keto ia shfaqë publikut, në menyrë triumfaliste. Ai deshiron të tregojë se c’është në gjendje të bejë e të di, qoftë edhe duke torturuar qindra mijeëa njerëz, me detaje aspak te rendesishme, si bije fjala diten, daten, orën, minutin e një takimi të tij me një kryetar tjetër partie.
Atë e vret “pak” ose fare ndërgjegjja. Ai flet me cinizem dhe me kënaqesi prej sadisti kur pyetet per ish-shokët e tij te partisë. I përçmon ata. Argëtohet me faktin se ua deshmoi atyre dhe të tjerëve se sa “I MADH” është. Albin Kurti rritet pas c’do konfrontimi. Sepse formesimi i tij është i tillë, ai e fiton c’do debat publik, jo thjeshtë nga oratoria, struktura e fjalëve ose në kuptimin se Ai ka vërteteë të drejtë, por Albin Kurti është pa dyshim, njeri prej “mjeshtërve” të pervetesimit dhe mbajtjes nën kontroll të vazhdueshëm të turmave. Ai prezanton zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse. Tipike për lideret e populist. Nuk është krejtesisht diqka që mësohet, diqka teknike; përfitimi dhe kontrolla mbi turmat. Është mishërim i shumë elementeve, qe nuk do ti permendim me rradhë por që jane te domosdoshme për krijimin e një figure LIDERI. Ardhja e tij në pushtet lidhet me shumë faktorë. Faktori psikologjik është ndër më të rëndesishmit.
Gjendja psikologjike e shumicës së qytetareve të Kosovës është e tillë që kerkon lider te rinjë. Kerkesa e njerëzve për hakmarrje ndaj ish-pushtetit ndodhet kudo. Njefarë fyerje, poshterimi, kishte ndodhur në c’do segment të jetës për vite më rradhë. Albin Kurti kuptimin e tij pozitiv në skenën politike e gjenë më shumë fal oponenteve te tij. Korrupsioni endemik, shfrenimi i pushtetarëve ne luks, politikat pasive e deri te mungesa e intelektualitetit minimal prej atyre qe ishin deri dje në pushtet, e shtruan rrugen për një alternativë, të re, mbase edhe te rrezikshme. Albin Kurti dhe Levizja e tij (parti) e kapitalizoi, këtë situatë dhe e shndërroi në mbeshtetje të gjerë popullore. Ai shihet nga shumica dërmuese e “popullit” si Robin Hoodi i tyre. Pra një Hero, mbase i vetmi qe din dhe mundet të luftojë perballë KOMANDANTËVE të korruptuar, oligarkëve, krimit të organizuar dhe c’do lloj mbrapshtësie qe kishin ndodhur në të kaluarën.
Ai vazhdon të reflektojë heroin e shtreses se varfër dhe të mesme. Është figura e shpreses te të pa korruptuarve. Tek ai janë mbeshtetur të gjithë të “dobetit” të marxhinalizuarit ndër vite të fyerit e poshtëruarit nga pushtetet e mëparshme. Pjesa tjetër e shoqerisë, kryesisht shtresa e lartë dhe konformistët e shohim atë si rrezik. Si rrezik atë e shohin edhe një kategori të “pjekurish” politikisht, që e njohin vërtetë dhe e dinë politikën më thellë nga ajo që duket. Shoqeritë e mirë-organizuara në raste si këto, dijnë “ta perdorin” një figurë të tillë si NEVOJË dhe ta parandalojnë dhe po qe nevoja, ndalojnë atë si RREZIK.