Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti sot me ftesë të presidentit Erdoğan do të qëndrojë për një vizitë pune në Türkiye.
Gjatë takimit që do të mbahet në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiye-s dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.