Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në hotel “Emerald”.
Kryeministri Kurti përveç një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët dardanë, ka zhvilluar takim edhe me presidentin Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti përgëzoi djemtë dardanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.