Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, bashkë me deputeten Eliza Hoxha, janë deklaruar për media pas ngjarjeve të sotme në Kuvend.
Deputetja Hoxha thotë se ngjarja e sotme ishte e pazakontë.
Ajo thotë se ata u dhunuan në Kuvend.
“Erdhem në Kuvend për të kryer punën e zakonshme, për të kërkuar përgjigje për skandalin e ditëve të fundit. Por u sulmua demokracia” tha Hoxha.
Ajo thotë se Qeveria po mundohet ta zhvendosë vëmendjen, teksa të vërtetën e ka shtrembëruar sa ka qenë në opozitë, e tani po e dhunon në pozitë.
Edhe deputeti Mergim Lushtaku thotë se ndan të njëjtin qëndrim me deputeten Hoxha, e cila fajëson Besnik Bislimin, Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin për ndodhitë e sotme.
“Është pak e rëndësishme a do të më rrasin a godasin sepse do të qëndroj i fortë sikur familja ime që ka qëëndruar kundër pushtetit serb” tha Lushtaku.
“E patë që kjo qeveri është “zdravo”, është në shërbim të Serbisë dhe Rusisë… une duke parë gjithë këto sulme që bëhën në drejtim timin dhe koelgëve ku fizikisht jemi goditur, jemi gjuajtur me shishe plot ujë nga Bisnik Bislimi. Pastaj shihet qartë edhe nga ministrja Haxhiu e cila vjen drejt meje të më sulmojë, e pastaj edhe ministri i Financave që përdor një mjet të fortë” tha Lushtaku.
Ai tha se do të ngrisë padi ndaj Bislimit, Muratit dhe Haxhiut.
Lushtaku thotë se veprimet e PDK-së nuk ishin provokim për shtetin dhe demokracinë po për ata që janë të lidhur me Serbinë dhe Radojqiqin.
“E paska pengu fort, një pankartë e Albin Kuritt, Ablin “Pinokiot”, i cili është duke genjy e është zënë në rrenë” tha Lushtaku, duke shtuar se është goditur fizikisht.
Ata thanë se do të shkojnë në seancën që vazhdon pas pak, pasi “aty e kanë vendin”.