Shkruan: Avni Rudaku
Albin, rriti pagat, por jo çmimin e vajit (zejtinit)!
Albin, dëgjo diçka për vajin: Premtove rritjen e pagës minimale dhe kjo është e jashtëzakonshme. E di që është herët dhe duhet të presim, por në këto dy javë, ankesa kryesore në shportën familjare, mbetet rritja e çmimit për vajin. Edhe vaji më i lirë që ka qenë para dy javësh, 0.89 centë, tash edhe me zbritje është 1 euro e 30 centë. Në Gjermani, me pagë 1500 euro në muaj, 1 euro e 9 centë, kur po vijnë mërgimtarët tanë edhe gjatë këtij muaji, po habiten me çmimet dhe po thonë te kaca: “Këta njerëz nuk janë normalë, ma shtrenjtë se në Gjermani”. “Po më dhimbseni ju këtu me paga të vogla dhe këto çmime të nalta, se për neve, tek e fundit është ok” – vazhdojnë mërgimtarët e ardhur nga Gjermania. Një supë e thjeshtë, 46 centë, ose ndonjëherë me zbritje, 35 centë, e në Gjermani, një supë e thjeshtë, më e lira, është 29 centë – krahasojnë ata.
Albin, në vend të rritjes së pagës, këto dy javë nën qeverisjen tënde, u rritën çmimet e artikujve, shportës familjare dhe njerëzit po bëhen çehrengrysur para kacës kur po paguajnë.
Albin, rriti pagat minimale, pensionet.
Shih vajin këto ditë, se është rritur tejmase çmimi dhe ka ndikuar në disponimin e familjeve tona!
Albin, rriti pagat, jo vajin.
Nuk kam shumë revoltë, sepse e kuptoj, ende vërtet është herët, por keq ka nisur, përveç një gjëje fantastike: ndaljen e kontrollimit të cilësisë së naftës nga kompanitë private, për milionat e favorizuara nga ish-partiakët e Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Albin, rriti pagat, jo zejtinin.