Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, kanë vizituar familjen Isufi për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së më të dashurit të tyre.
Përmes një mesazhi publik, këshilltari ushtarak Sefer Isufi ka shprehur mirënjohje për vizitën e kryetares Haxhiu, duke e cilësuar atë si një nder dhe ngushëllim të veçantë për familjen në këto momente të vështira.
“Ju faleminderit nga zemra, kryetare e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu. Në dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit tonë, vizita juaj ishte nder dhe ngushëllim i veçantë për familjen tonë. Ju jemi thellësisht mirënjohës për respektin tuaj!”, ka shkruar Isufi.
Vizita është shoqëruar me falënderime nga familja Isufi për respektin dhe solidaritetin e treguar në këtë periudhë zie.










