Ish-ministrja e Drejtës-së, Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje thotë se marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik e nënshkruar në Uashington vë në pah më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.
Ajo thotë se reciprociteti nxirrte telashe për Serbinë se e përballte direkt me atë që i takon Kosovës dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet.
Postimi i plotë:
Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.
Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah është më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.
1. Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.
2. Nuk përmenden askund kufinjtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.
3. Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”.
Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxjerrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet.
Nëse Kushtetuta ishte platforma që në mënyrë monotone dhe të zbrazët përmendej në secilën seancë parlamentare atëherë ku ishte Kushtetuta si platformë kur u bënë këto pika?!
Si gjithmonë, ajo ishte e shkelur.