Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton.
“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.
Haxhiu në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.
Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.
“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu.
Pas vrasjes së 35-vjeçares deputetë nga opozita kanë kërkuar dorëheqjen e Haxhiut.