Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sikurse kolegët e saj Ejup Maqedonci e Mefail Bajqinovci, nuk kanë thënë nëse Albin Kurti do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër apo do të ketë një emër tjetër.
“Pas mbledhjes së Këshillit, Këshilli e vendos”, tha shkurt ajo teksa hyri në zyrat e Vetëvendosjes ku edhe do të mbahet pas pak mbledhja e Këshillit të Vetëvendosjes.

			







