Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo ishte përpjekja e pestë e VV-së për zgjedhjen e Haxhiut në krye të Kuvendit të Kosovës.
Në sallë ishin të pranishëm 109 deputetë.
Për votuan 57, 41 kundër dhe tre abstenime.
Seanca është shtyrë për 48 orë, të martën në ora 10:00.
Kjo ishte përpjekja e shtatë e dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
/Reporteri.net/