Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të mbajë konferencë për media.
Në njoftim është thënë se konferenca do të mbahet në ora 11:00.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë Konferencë për Media, nesër më 03 shtator 2024, ora: 11:00, në Ministrinë e Drejtësisë.”, thuhet në njoftim.
Tema e konferencës, thuhet se eshte Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë se pajustifikueshme.