Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica në kuadër të organizimit të degëve të AAK-së në Anamoravë, ka pritur sot në takim kryetarin e degës në Kamenicë, Faton Jakupi, atë të Vitisë, Labinot Bislimi dhe Këshillat Politik në kuadër të tri degëve.
Aleanca në Anamoravë po fuqizohet dhe kjo tashmë po shihet qartë.
Në takim është diskutuar gjerësisht për angazhimet tona edhe si degë por edhe si regjion. Aleanca nuk ka qenë asnjëherë e organizuar siç është sot në secilën degë të saj e veçmas në Komunat që sot u takuam.
Aleanca mbetet e hapur për kuadrot e reja dhe për secilin që vlerëson se mund të jap kontributin e saj apo tij në interes të qytetarëve, të Gjilanit si Komunë dhe të Kosovës përgjithësisht.
Falënderojmë kryetarin e AAK-së në Kamenicë, Faton Jakupi, atë të degës në Viti, Labinot Bislimi si dhe anëtarët e tre Këshillave Politik për pjesëmarrjen dhe për kontributin e tyre në diskutim.
Në fund u dakorduam që takime të tilla të mbahen në baza mujore.