Xhelal Vokshi është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan shkruan Radio Star.
Kryetari i kësaj partie, Nazim Gagica ka njoftuar se Vokshi i është bashkuar dhe ka thënë se dera e Aleancës mbetet e hapur për secilin qytyetar, secilën të re e të ri që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Aleanca është shndërruar në adresë të secilit qytetarë të Gjilanit. Po na bashkohen kuadro nga më të ndryshmet, aktivistë të devotshëm dhe familje të mëdha.
Aleancës në Gjilan prej sot i bashkohet edhe Xhelal Vokshi, një qytetar i respektuar gjilanas e një aktivist i kahmotshëm politik.
Dera e Aleancës mbetet e hapur për secilin qytyetar, secilën të re e të ri që duan të kontribuojnë për Gjilanin dhe për Kosovën, sepse kjo është adresa e duhur dhe ky është projekti që nuk mund të sfidohet nga të tjerët. Kemi dëshmuar se jemi shumë më ndryshe, se fjalën e dhënë e mbajmë, se për ne interesi qytetarë është mbi gjithçka.