Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit, duke pasur parasysh se ndihma të shumta janë dërguar nga Gjilani dhe vende të ndryshme drejtë Shqipërisë, e shoh të arsyshme që të organizohemi së bashku ti dalim në ndihmë materiale edhe familjes Abazi nga Livoqi , të cilëve fatkeqësisht iu vdiqen dy djemët e tyre në Shqipëri nga tragjedia që ndodhi sot.
Nëse jeni të interesuar bashkërisht ti dalim në ndihmë familjes Abazi që të ua lehtësojmë sadopak sprovën me të cilën janë duke u ballafaquar, sepse sipas informacioneve nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht dhe kanë nevojë për ndihmë nga ne.
Presim përkrahje të parezervë nga gjithë qytetarët në Gjilan.
I juaji, Alfredi