Sot isha në shtëpinë e familjes Abazi për ti shprehur ngushëllime për humbjen e dy djemve nga tërmeti në Shqipëri. Familjes ju shpreha ngushëllimet e mia, ndërsa më la përshtypje numri i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova, të cilët ishin aty për të ju dhënë forcë, motiv, ndihmë morale e materiale dhe për të mos i lënë të vetëm në përballimin dhe tejkalimin e kësaj sprove.
Personalisht ndjehem mirë që sadopak kam arritur të kontriboj në kthimin e vëmendjes së shoqërisë tonë drejtë kësaj familje, dhe qysh në ditët e para e pashë të arsyeshme organizimin dhe thirrjen publike për t’ju dalur në ndihmë familjes Abazi. Tani shihet se ndihma është e organizuar mirë, ndihmat vijnë nga brenda dhe jashtë Kosovës direkt në familjen Abazi, pa ndërmjetësues, dhe kjo na lehtëson gjithë procesin e solidariteti dhe bamirësinë, dhe i jep kuptim organizimit të mirëfillt për të ndihmuar. Falënderojë të gjithë ata/ato që më kontaktuan, mediat, shoqëri e familjarë të cilët kontribuan në metodat e tyre për sensibilizimin e opinionit lidhur me gjendjen sociale të familjes Abazi. Jam falënderues për të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam gjatë këtyre ditëve. Urojmë që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë dhe familja Abazi të vazhdojë tutje me një gjendje stabile ekonomike, për të cilën dy djemët e tyre kanë punuar dhe në fund ishin viktima të tragjedisë në Shqipëri.
Të jemi gjithmonë afër tyre që të mos iu mungojë asgjë përveç bijëve të tyre.
I Juaji, Alfredi