Gjatë ditës së sotme (e diel) u zhvillua ndeshja e fundit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e cila e mbylli këtë javë ishte ajo mes Feronikelit dhe Dritës.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit u mbyll me fitoren minimale 0-1 të mysafirëve.
Goli i vetëm u shënua nga Festim Alidema në minutën e 95-të.
Drita tani ka 50 pikë dhe është lidere në tabelë, teksa Feronikeli mbetet me 27 pikë në pozitën e gjashtë.