Alisa Bekteshi ka njoftuar se këtë të premte më 12.01.2024 ora 17.30 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit do ta bëjë promovimin e librit të saj të dytë.
Pas librit të parë “Pëshpëritja botës ëndrrat” në tetor të 2022 dhe ekspozitës “Ode n’mure” për Ditën Botërore të Poezisë, ka vendosur që këtë vit ta filloj me një libër tjetër që është “Foton muzash”.
Ky promovim është i hapur dhe Alisa fton secilin artdashës dhe miqtë e saj të marrin pjesë aty.
Gjithashtu ajo thekson se tashmë arti është bërë pjesë e pandashme e saj dhe çdo përjetim dhe inspirim i saj shndërrohet në poezi e në artin e të shkruarit!./radiostar/