Sot, janë bërë shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq më 5 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të paqarta.
Deputeti gjilanas, Luan Aliu, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka përkujtuar shokun e tij të ndjerë Astrit Deharin.
Aliu, ka kërkuar drejtësi nga Prokuroria dhe organet kompetente për Astrit Deharin.
Statusi i plotë:
7 vjet PA DREJTËSI për ASTRITIN!
7 vjet dhimbje e mall për ASTRITIN!
#DREJTËSI #përASTRITIN