Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët nga Gjilani nga radhët e LVV-se dhe PDK-së, nuk e kanë votuar projektin e ujërave të zeza.
Avdyl Aliu ka reguar përmes një postimi në facebook, duke thënë se deputetët e LVV-së dhe PDK-së, me mosvotimin e këtij projekti e kanë humbur Gjilanin.
Postimi i plotë:
Po më mashtrove një herë e ke fajin ti, po më mashtrove dy herë e kam fajin vet.
Kjo thënje me vlerë jeton gjatë me ne, sa më gjatë që jeton aq më e qëndrueshme dhe më e kuptueshme bëhet.
Momente të caktuara dhe situata ndryshme na bëjnë që ta kujtojmë këtë thënje dhe këto raste e arsyetojnë këtë thënje.
Fatkeqësisht, sot deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani e vërtetuan edhe një herë se sa me vlerë është kjo thënje.
Deputetët e LVV-së dhe të PDK-së nga Gjilani nuk votuan për projektin e ujërave të zeza për Gjilanin duke e humbur kështu Gjilani (për momentin) një projekt madhorë me ndikim të drejtëpërdrejt në kualitetin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.
Qytetarët e Gjilanit e dijnë mjaftë mirë peshën e kësaj thënje me vlerë dhe besoj se do ta kenë parasyshë në të ardhmën.
Paradoksale është me të votu Gjilani për me punuar kundër projekteve të Gjilanit.
Qytetari i Gjilanit është më i menqur nga se mendojnë politikanët.