Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se këtë vit do të nisë vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë.
Aliu tha se kjo do të bëhet pikë e rëndësishme tranziti edhe për mallrat por edhe për qytetarët të cilët sipas tij, nga Durrësi do të mund të arrijnë në Bujanovc.
“Do të fillojë këtë vit vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë. Pra nga Gjilani nga Bresalci deri në Dheun e Bardhë do të fillojmë autostradën e cila qytetarët e Kosovës, e po ashtu ata të rajonit e në veçanti qytetarët e Shqipërisë do të mund t’i lidhë me korridorin 10 përmes Prishtinës. Respektivisht përmes lidhjes së dy autostradave drejtë Bujanovcit dhe me këtë rast edhe shqiptarët në komunën e Bujanocit do të mund të bëhen pikë e rëndësishme e tranzitit, edhe të mallrave edhe të qytetarëve të cilët që nga Durrësi, sidomos pas aprovimit tash nga Bashkimi Evropian të lidhjes së dy autostradave nga Qafa e Dulës deri në Banullë në mënyrë të pashkëputshme deri në autostradë do të mund të arrijnë në Bujanoc”, tha Aliu.