Ne, Kuvendi Komunal dhe Qeveria Komunale e Lutfi Hazirit ne Gjilan në ndjekje të parimit të vazhdimsisë, tash e 7 vite me radhe kemi istaluar një bashkëpunim të mirëfilltë në funksion të përmbushjes se kërkesave dhe nevojave komunitare dhe institucionale.
Këtë bashkëpunim shpesh opozita mundohet me e përkthy si ‘dëgjueshmëri’ të Kuvendit ndaj kryetarit Haziri, e që nuk qëndron fare.
Pra, sa do që të mundohesh me e përkthy më ndryshe këtë harmoni dhe këto raporte Kuvend-Kryetar nuk del ndryshe veçse bashkëpunim i shkëlqyer.
Ama, pavarësisht se çka thojnë të tjerët ne kemi me vazhduar me e ‘ndëgju’ njëri-tjeterin.
Si shef i LDK-së në Kuvend dhe në emër të partnerëve tanë dua që publikisht të faleminderoj kryetarin Haziri dhe Qeverinë Komunale me rastin e “ndëgjueshmërise” (kësaj radhe Kryetari ndaj Kuvendit) me rastin e ndryshimit të vendimit për ndarje të bursave për studentët e komunës së Gjilanit.
Faleminderoj edhe kolegët e Kuvendit nga opozita që kësaj radhe nuk na u ndanë nga votimi në favor të bursave për student.
E veqanta e këtij votimi për bursat është sepse me këtë votim jemi bërë kampion në Kosovë për bursa në Kosovën e pasluftës.
Pra, Gjilani ka thye rekord për numrin e përfituesve (200 student) duke i lëne shumë mbrapa Prishtinen, Prizrenin, Ferizajin, Gjakoven, Lipjanin, Mitrovicën dhe të tjerat.
Kontributi i Kuvendit për bursat nuk përfundon me këtë votim, në vazhdim përmes përfaqsuesve tanë në Komisionin për Bursat do të mund të japim kontribut në përcaktim të kritereve për përfitues të bursave.
Thonë se investimi në Arsim dhe Shkencë nuk humbet.
Taksapaguesit shpresoj të na e bëjnë hallall që paratë e tyre po i qojmë në bursa.