Shefi i grupit të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka shkruar se komunës së Gjilanit, vonë i ka rënë në mend se cilësimi negativ i raportit të auditimit për vitin 2021.
Aliu më tutje ka thënë se Grupi i LDK-së në kuvend komunal duhet dhe mundet me dhënë kontributin e nevojshëm jo vetëm se duke dhënë vërejtje por edhe duke bashkëpunuar në vazhdim me kryetarin Hyseni.
Shkrimi i plotë:
Komunës së Gjilanit vonë i ka rënë në mend se cilësimi negativ i raportit të auditimit për vitin 2021 do të ketë pasoja negative në projektet zhvillimore të komunës.
Shumë janë lodhë duke i dhënë dinamizëm aksionit “hajde ta qesim sa më keq raportin…” dhe, tek tani e kanë pa se nuk i’a paska vlejtë kjo!
Tani është vonë, shumë vonë!
Misioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) do të duhej të ishte auditimi i pasqyrave financiare duke dhënë pastaj vërejtjet dhe rekomandimet për të gjeturat eventuale, përmes të cilave pretendohet që të ndikohet që në periudhën e ardhshme të përmirsohen të metat e gjetura me auditim dhe ato të mos përsëriten në vitet në vazhdim.
E thash se do të duhej të ishte sepse edhe dyshoj në Raportin e Auditimit të vitit 2021.
14 vite më parë e këndej, komuna e Gjilanit gjithmonë ka pasë opinion të mirë nga aspekti i auditimit e sidomos në dy vitet e fundit 2019 dhe 2020 duke e cilësuar si Opinion i Pamodifikuar.
Si ka mundësi që një komunë me të punësuarit e njejtë të punojë mirë për 14 vite dhe mereni me mend në vitin e 15-të me dalë keq auditimi i pasqyrave financiare.
Është pothuajse e pamundur që të ketë auditim e të mos ketë fare të vërejtje dhe të gjetura sepse atëhere kjo do ta hiqte nevojën që të ekzistojë ZKA, mirëpo është e rëndësishme që këto vërejtjë dhe të gjetura kanë shënuar rënje të dukshme nga viti në vit kështu deri në këtë vit kur edhe është bërë auditimi për të cilin po flasim.
Duke i ditur pasojat e një raporti negativ të Auditorit ne i kemi kërkuar kryetarit Hyseni dhe të tjerëve që të angazhohen për këtë opinion në mënyrë që Komuna e Gjilanit të jetë në gjendje të absorboj grantet në këtë vit.
Përkundrazi, dyshimet janë për një ndikim në favor të cilësimit negativ të këtij raporti .
Pra, duke e marrë për bazë trajtimin real të vërejtjeve dhe gjetjeve dhe me një angazhim shtesë të kryetarit Hyseni në këtë proces, shumë lehtë kish mund me dalë prap OPINION I PAMODIFIKUAR i cili kish me i shërbyer së pari qytetarëve të Komunes së Gjilanit e pastaj edhe Kryetarit Hyseni në përmbushje të kërkesave dhe nevojave qytetare dhe institucionale, sepse me këtë raport definitivisht jemi të përjashtuar nga mundësia të fitojmë grante sikurse që kemi përfituar në të kaluarën psh për vitin 2020 i morrëm afër 1.5 milion euro nga granti për performansë.
Raporti i Auditorit është kriter në përfitimin e granteve, nëse nuk ju ka shkuar mendja dhe nëse keni pasë sado pak ndikim negativ që ky raport të dalë kështu veq me njëllos punën e dikuj tjetër para jush.
E kishte verbëruar inati plakën dhe duke thënë “për inati të resë, më vdektë djali”.
Grupi i LDK-së në kuvend komunal duhet dhe mundet me dhënë kontributin e nevojshëm jo vetëm se duke dhënë vërejtje por edhe duke bashkëpunuar në vazhdim me kryetarin Hyseni, me Zyrtarin Kryesor Financiar dhe me akterët tjetë relevant aty ku ka gjetje dhe rekomandime dhe të ndihmojmë në zbatim të tyre.