Raporti Financiar Janar – Mars 2020
Me lejoni qe ne emer te GK te LDK-se, te paraqes vleresimet e mija dhe njeherit edhe te kolegeve nga grupi I LDK-se në lidhje me raportin financiar janar-mars 2020.
Raporti eshte ne perputhje te plote me Ligjin mbi Financat Publike për një organizatë buxhetore siq është komuna e Gjilanit.
Edhe ky raport përmbanë shuma totale të planifikimit dhe të shpenzimeve për kategori të ndryshme ekonomike dhe poashtu edhe përmban në vehte edhe krahasime per periudhat e njejta me vitin paraprak.
Kemi të bëjmë me tremujorin e parë të vitit dhe duke e pasë parasyshë shaplljen e Pandemisë nga OBSH në tërë botën dmth ka qen data 12 ose 13 mars nga këtu edhe fillon ngecja që është e paraqitur edhe me numra. Prandaj kjo periudhë e raportimit është e prekur sadopak nga Pandemia dhe nga izolimi I plotë që e kemi pasë mirëpo ai efekti I madhë ka me u dukur në fazat e mëvonshme të raportimit.
Faleminderojme përfaqsuesinDrejtorisë për Buxhet dhe Financa që po na informon në kohë dhe në mënyrë të saktë neve si kuvend e permes nesh edhe qytetarët e komunës sonë dhe është për tu përshëndetur gadishmëria e tijë që e ka shfaq edhe në KPF që ti përgjigjet q’do interesimi eeventual këtu në kuvend.
Konsiderojme se ky raport financiarë në mënyrë të saktë dhe të drejtë pasqyron financat dhe transakcionet financiare të realizuar nga komuna në përgjithsi.
Z.Ilmiu ishte shumë I kjartë prandaj unë nuk dua që të lëshohem në detaje.
Është hera e parë që nuk është respektu afati kohore të raportimit në kuvend deri më tani , arsyen e dijmë për këtë dhe ne vet jemi marrë vesh për këtë dmth shkaku I Pandemisë.
Është për tu përshëndetur niveli I lartë I diskutimit në KPF dhe në Kuvend për qështjet financiare dhe në përgjithësi për politikat fiskale prandaj edhe me këtë rast I ftoj kolegët e Kuvendit që edhe më tutje dhe edhe me më ngulmë të vazhdojmë të ngrisim nivelin e diskutimit për politikat fiskale dhe financiare të komunës ne drejtim te ngritjes pozitive nga ky aspekt.
Prandaj , krejt në fund në emër të GK të LDK-së kërkojë që të vazhdojë me praktikën e transparencës me shpenzimin e parasë publike, në përputhje me Ligjin për Financat Publike.