Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me disa prej përfaqësueve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinanin dhe kreun e Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimajn, ka shkrepur një fotografi nga Dheu i Bardhë, duke thënë se nga viti i ardhshëm do të vazhdohet ndërtimi i autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.
Aliu ka thënë se është takuar me Shaip Kamberin e Ragmi Mustafin, për të shprehur përkrahjen për subjektet shqiptare të bashkuar nën petkun e “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon-Shaip Kamberi”.
Ministri Aliu ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës të votojnë këtë listë, që sipas tij paraqet rezistencën kryesore ndaj regjimit antishqiptar dhe jodemokratik të Vuçiqit.