Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Gjilanit, Avdyl Aliu, ka kritikuar kryetarin e kësaj Komune, Alban Hyseni, për vizitën në Zvicerr.
Aliu, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka pyetur kreun e Gjilanit se ‘Kur ke ardhë,sa ki me nejtë, kur ki me shku”.
Reagimi i plotë i Aliut:
Kur ke ardhë,sa ki me nejtë, kur ki me shku?
Qytetarët e komunës së Gjilanit ka kohë që me të parin e komunës (ata të paktë që munden me takue) flasin dhe përshëndeten në zhargonin alla diasporë : kur ke ardhë, sa ki me nejtë, kur ki me shku?
Në kohën më të rëndë për komunën tonë, të parit të komunës ” i’u ka ba shpija uk” dhe
“Po e han shpija e vet”.
Të mos keqkuptohemi shpija është komuna.
Projektet pa përkujdesje dhe pa interesim: Stadiumi, Autostrada, rruga Gjilan-Kllokot, rruga e Bujanocit, rruga e Prishtinës, rrugët lokale, Impianti i ujërave të zeza, Fshati i Lumtur, Sheshi Mirusha, rrezikimi me mbyllje i Handikos-it, Pemës…
Raporti më negativ i cilësuar ndonjëher nga Zyra Kombëtare e Auditimit;
Niveli më i ulët ndonjëher i transparencës në punësime, subvencione, grante, tenderë, projekte;
Niveli më i ulët i performancës ndonjëher në komunën e Gjilanit;
Shkeljet ligjore në nivelin më të lartë ndonjëher;
Shkeljet e Planeve Rregulluese dhe Planit Zhvillimor Komunal;
Ndërtimet pa leje ndërtimore në nivel tmerrues në komunën e Gjilanit
Në gjithë këtë katrahurë, i pari i komunës është duke shijuar ekskurzionet.
Tani paska shkuar në Zvicër me e takue shoqatën Zhegra në Zhenevë.
Zhegra e ka të zgjedhur në mënyrë demokratike Këshillin e Fshatit me të cilin i pari i komunës nuk takohet asnjëhere.
Këshillat e Fshatrave janë zgjedhur edhe në shumë lokalitete tjera, asnjëher asnjë takim me ta.
Nxënësit nuk i lejoj në eksukrzione, tash po i shijon vet dhe përmes tyre po ikën nga realiteti, mirëpo eksurzionet shpejt kanë me përfundu.
Nuk është larg përballja me ata që të besuan një herë dhe që u’a keqpërdore atë besim.
E qëndrueshme thënja ” nëse më tradhëton një herë nuk ta bëjë hallall, por nëse arrin për së dyti me më tradhëtu do ta bëjë hallall edhe herën e parë edhe të dytën.