Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në lidhjet me projektet rrugore, duke thënë se në masën dërmuese ato po shkojnë në trendët normale.
Aliu tha se problemet më të mëdha janë në autostradën Prishtinë – Gjilan dhe në rrugën Dollc – Gjakovë.
“Problemet që kanë më së shumti vështirësi është rruga Prishtinë – Gjilan, dhe rruga Dollc – Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë ka qenë i paraparë ndërtimi fillimisht dhe tash po ndërtohet me ritëm normal dhe ka me kushtu rreth 90 milionë”.
“Kur flasim për rrugën Dollc – Gjakovë dhe autostradën Prishtinë – Gjilan, janë dy rrugët që jemi marrë më së tepërmi. Por, ka probleme të përditshme sepse mënyra e kontraktimit dhe projektimit të tyre ka ndodhur në kohë fushatash, me probleme qoftë në projektim dhe të cilat vazhdojmë sot të kemi telashe. Progres ka më të ngadaltë, por ka progres”, tha Aliu.