Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar sot një takim me profesionistët shëndetësorë, duke i falënderuar ata për përkushtimin dhe punën e palodhshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Aliu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për sektorin e shëndetësisë dhe respektin që, sipas tij, meritojnë profesionistët e kësaj fushe.
Statusi i plote:
Takim i ngrohtë dhe plot rrespekt me profesionistet shëndetësore, që çdo ditë kujdesen për jetën e qytetarëve tanë.
Faleminderit për përkushtimin dhe forcën tuaj.
116 ✅️ | 1 ✅️ | 88 ✅️

