Deputeti gjilanas nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka takuar vajzat gjilanase të cilat u stolisën me medaljën e bronztë në kampionatin botëror të karatesë.
Aliu ka thënë se ne bashkë me institucionet shtetërore (komunale dhe qëndrore) dhe bizneset private, përveq përkrahjes morale duhet që t’i mbështesim vashatnedhe financiarisht.
Shkrimi i plotë:
Ditë e mrekullueshme sot, e fillova me këtë takim të ngrohtë, me vajzat nga qyteti i Gjilanit, Fortesën, Vlerën, dhe Hatixhen, të cilat bashkë me kolegen e tyre Albulena Gërvalla, u bënë vajzat e para që shkruajtën historinë në sportin e karatesë për shtetin e Kosovës, duke fituar medalie🥉 të bronztë në Kampionatin Botëror, i mbajtur javë më parë në Budapest të Hunagrisë.
🥋Vajzat për këtë sukses të jashtëzakonshëm, tregojnë për punën dhe përkushtimin e madh të përditshëm që kanë pasur ndër vite, të cilat treguan se nuk do të ndalen me kaq, ato pohuan se radhën e ka tani medalia evropiane, ku kanë filluar përgaditjet për Kampionatin Evropian të karatesë, i cili do të mbahet në vitin 2024, e krejt çka i duhet nga ne, institucionet shtetërore (komunale dhe qëndrore) dhe bizneset private, përveq përkrahjes morale duhet që t’i mbështesim financiarisht për të marur pjesë në garat e vitit kalendarik që organziohen në shtete të ndryshme të botës sipas WKF (World Karate Federation), në mënyrë që të jenë sa më afër medalies evropiane 🏅💪.
✨Vajzat tona, Kamiponet tona!