Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se se nuk premton që do ta përfundojmë këtë vit autostrada Prishtinë-Gjilan.
“Në autostradën Prishtinës-Gjilan, punimet janë me intensitet të shtuar këtë vit, mendoj që gjatë këtij viti do të arrijmë bukur shumë, se nuk premtoj që do ta përfundojmë këtë vit. Planin e kemi mbase që vitin tjetër të përfundojë. Por përpjekje jemi duke bërë që sa më shpejt ta realizojmë. Sa i përket segmentit deri në Dheun e Bardhë, me të arriturat dhe përfundimet të pjesës së autostradës deri në Gjilan, do të vazhdojmë menjëherë me projektin, me procedurë dhe realizim deri atje”,tha Aliu.