Gilan, sonte qete frymon
Gilan, jemi binjake monozigote, edhe pse shpirtrat ne parcela ujedhesash i kemi ndare,
ah gjeodete, si deshtuat keshtu matjet e dashurise tejkalojne atlaset e mallit.
Gilan, sonte qete frymon, pa makinat e zhurmshme, ecejaket e te rinjeve,
pa dashurickat qe bejne xhiro ne ajer,
pa kujtimet qe palohen lehtas ne arkat e pajes se vajzave, me jep sinjal qe je mire, qyteti im, mua qe t’i njoh edhe dihatjet e melodive,
nen kalldremin shekullor te eklipsuar padrejtesisht nga asfaltet e atyre qe makthet i kane enderra.
Ndaj me mua sekretet nga bodrumet e zemres,
ashtu si vajzat adoloshente
kur peshperisin me shoqen e bankes,
ty qe u mesova te te dua, pa e ditur c’eshte dashuria, ne ty linden deshirat,
fare lehte, pa prerje cezariane, per te ikur larg, per te te dashur me shume pa e ditur c’eshte dashuria.