Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Almir Aganspahiq.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e dy t’i takojë Aganspahiqit, i cili ishte arriti hat-trik në fitoren me përmbysje të SC Gjilaniy, 2:3 në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74.
Pasi mori këtë çmim, Aganspahiq u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës:
“Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Gjatë gjithë lojës ishim në disavantazh, por në pjesën e dytë u treguam më ofanzivë, më agresivë, dhe arritëm të shënojmë tre gola. Jam shumë i lumtur për këtë. Veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ende jemi në luftë,
ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë…dhe besojmë se do të japim maksimumin për ta arritur atë. ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.