SC Gjilani vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar veror, duke përforcuar skuadrën me emra cilësorë. Goditja më e re quhet Redi Kasa, i cili tashmë është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i ekipit nga “Italia e vogël”.
Mesfushori i talentuar vjen për të shtuar cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë me vete eksperiencë dhe energji të re. Klubi gjilanas e ka bërë zyrtar lajmin përmes rrjeteve sociale, duke e shoqëruar prezantimin me entuziazëm dhe një mesazh të qartë: “Alo, Gjilani, po erdha!”
Me afrimin e Kasës, Gjilani po dërgon sinjale të qarta për ambiciet e sezonit të ri, duke ndërtuar një skuadër të denjë për trofe.