Ecja e Nëntorit – 2020 në majën e Oshlakut dhe majën e Arnenit ishte organizuar për nder të festave të Nëntorit nga Klubi Alpin Gjilani se bashku me Komunën e Gjilanit përkatësisht me Drejtorinë për Kulturë dhe Sport e cila sot u përmbyll më shumë sukses.
KAGJ dhe DKRS po përmbyllin ecjen e fundit nga 2020-ta në nderim të festave të Nëntorit, e cila sivjet ishte krejtësisht në kushte tjera nga situata.
KAGJ dhe DKRS falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kulturën dhe disiplinën e treguar përgjatë tërë ecjes duke respektuar natyrën dhe masat e kërkuara nga guidat e ecjes.
“Shijoni lartësitë mbidetare, dhe mushkëritë tuaja do të fitojnë imunitet të fortë që do të jetë garantues për një shëndet të mirë”, thonë ata.