Alpinistja e Kosovës, Uta Ibrahimi, shkakton senzacion.
Ajo ngjitet në malin me vdekjeprurës në botë, në Anapurna – 8.091 m/lmd.
Një sukses i jashtëzakonshëm për trimëreshën tonë, që falë zgjuarsisë dhe guximit të saj, arriti një mrekulli të radhës, por kësaj radhe me rrezikshmëri të lartë.
“Misioni u krye! Mali më vdekjeprurës i botës u ngjit me sukses.
Mezi po presim që ekipi të mbërrijë në Kampin 1. Skuadra ka arritur të shkojë në C4. Fitore”, ka shkruar Uta në faqen e saj në facebook.