Altin Dumani, ish – drejtuesit të SPAK, pas përfundimit të mandatit, shërben si prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Top Channel raporton se këtë të premte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të Dumanit, ku kërkonte miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Ish-kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë./Periskopi/










