Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka festuar mbrëmjen e sotme Ditën e Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.
Hovenier uroi Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, ka thënë Hovenier.