Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë aplikuar për vizë.
Sipas njoftimit, seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.
Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada.
Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online.
“Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.