Ambasada e Amerikës në Kosovës, ka thënë se koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është tani, raporton teve1.info.
Përmes një statusi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada e Amerikës ka shkruar se kjo do të ndikoj që Kosova ta ndërtoj të ardhmen e saj të drejt si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, derisa ka shtuar se SHBA është e gatshme ta mbështes Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi.
“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASM-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi dhe do të qëndrojmë në krah të vendit në çdo hap. E ardhmja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – dhe për të rinjtë e saj që tani kërkojnë mundësi jashtë vendit – mund të jetë e ndritshme, në një Evropë me të vërtetë “të plotë, të lirë dhe në paqe”. Na mbetet vetëm ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku. – Koha për themelimin e ASM është tani – Nga: Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.