27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë e 617 persona konsiderohen të pagjetur ende.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim ku thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.
“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shtuar se përgjigjet mbi fatin e personave të zhdukur duhet të jenë prioritet.